E Martë, 3 Nëntor 2026

Njihuni me akuzat zyrtare që rëndojnë mbi Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi

Pas arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ditën e sotme në aeroportin e Rinasit dhe masën e sigurisë së caktuar ndaj vetë Berishës, janë bërë publike edhe akuzat zyrtare që rëndojnë mbi ta.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal. Ndërsa dhëndri i tij akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin me nenin 287 i K.Penal.

Sa i përket akuzave ndaj Fatmir Bektashit, ato janë për korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh në bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Dhëndri i ish-kryeministri Berisha i cili u arrestua ditën e sotme në aeroportin e Rinasit për dosjen e privatizimit të kompleksit të ish-klubit “Partizani” u dërgua mbrëmjen e sotme në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet, ndërsa Berishës i është komunikuar masa e sigurisë nga policia. 

Malltezi u arrestua ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, teksa priste bashkëshorten e tij, Argita Malltezin, siç e bëri të ditur edhe vetë ish-kryeministri Berisha në konferencën për mediet.

Në vitin vitin 2020 Taulant Balla, që në atë kohë mbante postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste paditi në SPAK, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, si përfitues direkt të pronave të kompleksit të ish-klub “Partizani” si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”.

Lexoni më poshtë dosjen e plotë:

DOSJA by Rtsh Faqe

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›