E Martë, 3 Nëntor 2026

Lezhë, Bashkia paralajmëron: Kujdes nga rreshjet e shiut!

Bashkia e Lezhës pas të dhënave të marra nga Shërbimi Meteorologjik, njofton se duke nisur nga mbrëmja e së shtunës, pas  orës 24:00 priten reshje të dendura shiu. “Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si  pasojë e sasisë së lartë të shiut” bën të ditur bashkia në një njoftim të saj. 

Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

“Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  +355 68 331 2049” njofton Bashkia e Lezhës.

Sipas hartës, stuhi shiu do të ketë edhe mbi Shkodër dhe përballë gjirit të Vlorës, në ishullin e Sazanit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›