Njihuni me paraardhësit tuaj! (FOTO)
Share
Një ekspozitë në Dresden të Gjermanisë ka përdorur teknologjinë e mjekësisë ligjore për të rikrijuar disa nga fytyrat e anëtarëve të largët të familjes njerëzore- që datojnë rreth 7 milion vjet më parë.
27 modelet janë krijuar duke përdorur mbetje fosile të sahelanthropus tchadensis, një paraardhës i njerëzimit që ka jetuar në Afrikë. Shkencëtarët kanë tani shumë pak dyshime mbi faktin se të parët tanë jetuan në Afrikë dhe më pas emigruan në kontinente tjera.
Sahelanthropus tchadensis datojnë përpara se njerëzit dhe shimpanzetë, kushërinjtë tanë më të afërt evolucionarë- të ndaheshin gjenetikisht.



