E Diel, 1 Nëntor 2026

Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.

moti-2-1024x585

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat pritet të bëhen herë pas here të dendura dhe kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore të territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në pjesën veriperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, me shpejtësi deri në 16 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

1

2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›