Njoftim për shtyp i Zyrës së Shtypit pranë Kryeministrit
Kryeministri Berisha po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në kaskadën e Drinit dhe prefekturën e Kurbinit, rrethin e Lezhës, në zonën e Porto Romanos dhe zona të tjera të vendit, nga reshjet e mëdha të shiut, si dhe masat e ndërmarra nga Ministritë dhe Agjencitë e tjera, për kapërcimin e pasojave të tyre.
Kryeministri Berisha ka porositur mbikëqyrjen e vazhdueshme të situatës në tërësi dhe funksionimin e hidrovoreve në veçanti, si dhe gatishmërinë e plotë të Emergjencës Civile për situatën e krijuar.
08/11/2009