E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e të ndjerit Kujtim Cena

Kryeministri Sali Berisha i dërgon një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Kujtim Cena, i cili humbi jetën gjatë një zjarri që ra në banesën e tij, në fshatin Buxhon, të komunës Fierzë, në Pukë, si pasojë e një defekti në linjën e energjisë elektrike.
Në ngushëllimin e tij, Kryeministri Berisha shprehet: Të nderuar familjarë të të ndjerit Kujtim Cena. Vdekja tragjike e Kujtimit, birit, babait, bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur dhe të paharruar, më ka prekur thellë mua dhe qeverinë shqiptare. Me këtë rast, ju shpreh ju ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të plotë. Unë uroj gjithashtu që të lënduarit nga kjo ngjarje e hidhur të shërohen sa më shpejt, ndërsa shpirti i Kujtimit tuaj të shtrenjtë të gjejë paqen e merituar.
 
    Me respekt,   Sali Berisha
 

09/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›