Njoftime kontradiktore për lirimin e biznesmenit kosovar, Ajdin Sejdia
Vishet me mister dhe njoftime kontradiktore çështja e biznesmenit kosovar Ajdin Sejdia. Është liruar ose jo nga burgu i Kukësit Ajdin Sejdia , pranë tv News 24 ka pasur një seri informacionesh kontradiktore, të ardhura këto dhe në formë zyrtare dhe jozyrtare që here konfirmonin dhe herë mohonin faktin që Ajdin Sejdia të jetë liruar nga burgu i Kukësit ku ai vuante arrestin 40 ditor të dhënë nga gjykata e këtij qytet.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve pohuan fillimisht për News 24 se biznesmeni kosovar i shpallur në kërkim nga interpoli për mashtrim bankar për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ndodhej në burgun e Kukësit ku ai po vuante arrestin me burg 40 ditë të dhënë nga Gjykata e Kukësit në pritje të vendimit për ekstradim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Krerë të burgjeve lanë të hapur mundësinë që Sejdia mund të ishte ende në qelitë e paraburgimit ose arrestit shtëpiak. Por juristë të burgjeve thanë me pas se Sejdia ndodhet në qelitë e burgut të Kukësit duke veshur me mister të vërtetën e arrestimit dhe vendndodhjes së personit që njihet jo pak në Shqipëri.
Ka qenë avokati i Ajdin Sejdisë, Shefqet Dizdari, i cili në një komunikim telefonik për News 24 pohoi se Interpol Abu Dabi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka tërhequr urdhrin e arrestit dhe akuzat ndaj Ajdin Sejdise . Sipas Dizdarit shkresa e Interpolit të Emirateve i ka shkuar zyrtarisht Interpolit Shqiptar, një fakt ky që mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga ky i fundit.
Ajdin Sejdia është një personazh i njohur për mashtrimet e tij, që zënë fill me skemat piramidale, me mashtrime në shuma të mëdha parash drejt shtetasve të ndryshëm edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri u bë i njohur me kompaninë e tij "Iliria Holding" për faktin se do të ndërtonte një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa gropa që u hap mori emrin e tij, gropë e cila u kthye në vatër prostitucioni dhe drogë për disa vite rresht.
(a.k/News24/BalkanWeb)