E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysmëfinalet e “Roland Garros”, Nadal-Gjokoviç dhe Sharapova-Azarenka

Në gjysmëfinale të “Roland Garros” do të kemi pikërisht një duel mes Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç, që është përsëritja e finales së 12 muajve më parë, ku Rafa në Paris siguroi titullin e 7 në karrierë, falë triumfit 3-1. Tenisti spanjoll siguroi fitoren e 10, në po aq përballje në karrierë, ndaj zviceranit Stanislas Ëaërinka, duke mos lënë vend aspak për surpriza. Rafa që vetëm dy ditë më parë festoi në fushë 27-vjetorin, e theu kundërshtarin e tij plot 7 herë në shërbim, duke mbyllur krejt takimin 6-2, 6-3, 6-1, në një ndeshje që zgjati afërsisht dy orë. 

Në krahun tjetër, Novak Gjokoviç regjistroi fitoren e 5 në karrierë ndaj veteranit Tommy Haas, duke thelluar bilancin ndaj tij në 5-3.
Nadal udhëheq bilancin ndaj Gjokoviçit 19-15. Tenisti spanjoll numëron vetëm 3 fitore në 11 përballjet e fundit me numrin 1 të botës, që në 6 sfidat e fundit ndërmjet tyre në fushat me dhe e ka frenuar Rafan në një barazim 3-3, e vlen të theksohet gjithashtu edhe triumfi i tij në vetëm dy sete, në finalen e turneut të Monte Karlos një muaj më parë. Për sa u përket femrave, gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo Maria Sharapova dhe Viktoria Azarenka. 
(e.m/Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›