Njofton të dënuarit politikë për këstet, kritikohet në FB
Bode
Të nderuar miq, po ndaj me ju një informacion në lidhje me pagesat për ish të përndjekurit politikë. Janë miratuar nga Këshilli i Ministrave gjithsej 11729 dosje dhe janë paguar për këstin e parë gjithsej 10594 dosje për ish të dënuarit politikë. Janë duke u paguar për këstin e parë 1135 dosje. Pagesa e këstit të dytë është kryer për 3885 dosje dhe janë duke u paguar për këstin e dytë edhe 6397 dosje. Nesër (sot) kalon listëpagesa për mbi 700 dosje. Për rreth dy muaj do të përfundojë pagesa e këstit të dytë për të gjithë. Për çdo informacion apo shqetësim më shkruani dhe menjëherë dhe të merrni përgjigje për dosjen tuaj, pagesën apo gjendjen e saj, ishte njoftimi i shpërndarë dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode, në rrjetin e tij Facebook, të hapur me urdhër të Berishës. Sikurse ndodh rëndom, ministri priste pëlqime (like) apo mbështetje, por ndodhi e kundërta. Komentuesin nuk përtuan të kritikonin ministrin, se je kujtuar vonë, apo mos u tall me ish të përndjekurit. Ah, mor Bode. Ne të persekutuarit vërtet votojmë PD, por për paratë mos gënje, se babai im bëri një thes me letra dhe vdiq pa marrë gjë, ishte një tjetër koment ndaj deklaratës së ministrit.
Njofton të dënuarit politikë për këstet, kritikohet në FB burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email