E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halitin e Grabovcin i kalli Zhuj Selmani

E sjelli e pështjelli nëpër mendje, por nuk arrinte ta bind veten të këndojë.

Megjithatë, kur orkestra nxori tingujt e parë të këngës së Zhuj Selmanit. Adem Grabovi harroi se nuk i shkon zëri.

Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin morën mikrofonin e ia filluan këngës.

Bashkëvendësit dhe bashkëpartiaket e PDK-së, Grabovci e Haliti, në këtë mënyrë festuan 5 vjetorin e pavarësisë të dielën në mbrëmje.

“Ishim në një restorant në Pejë. Ishim plotë shokë, ndeja ishte me këngëtarë. Pati muzikë të mirë shqip. Nuk di të këndoj, por në ato momente doli kënga e Zhuj Selamanit, e kur të del kjo këngë unë nuk mund rri pa kënduar, dhe ia krisëm me Xhavitin”, tha Grabovci për Indeksonline.

Grabovci thotë se kurrë nuk këndon pasi konsideron se nuk ka zë të bukur. Mirëpo, ai nuk mund t’i rezistoi vargjeve të këngës së Zhuj Selmanit sa herë që ajo këndohet në festa apo ahengje të ndryshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›