E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës, kusht për Serbinë

Sekretari i Belgjikës për Çështje Europiane, Olivier Chastel, ka deklaruar se Serbia në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Beogradi duhet të jetë i vetëdijshëm se partnerë të tij në çështjen ne anëtarësimit në BE nuk është Komisioni Europian, por 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian - 22 prej të cilave tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Chastel.

Në një intervistë për portalin e internetit “Eurobserver”, zyrtari i lart belg tha se as Serbia dhe asnjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk kanë arsye për optimizëm të tepruar në çështje integrimi gjatë kryesimit të Bashkimit Europian nga Belgjika, që nis në qershor të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›