Njohja e Qeverise

Albin Kurti
Per ata qe thone se do te behet fjale vetem per ceshtje teknike pergjigjja eshte edhe me e qarte eventualisht dimensionet e vulave te doganave mund te konsiderohen ceshtje teknike por sigurisht jo edhe ajo qe do te shkruhet ne ato vula
Nga Albin Kurti
Nga deklaratat e kryeministrit Thaci eshte e qarte se cfare ai beson qe fiton Kosova nga bisedimet me Serbine. Sipas tij e fiton njohjen e Serbise ne fund te procesit negociator. Kete gje po ia premton Hashim Thaci disi ne emer te Serbise popullit te Kosoves. E mandej natyrisht pas pranimit nga Serbia Kosoven do ta pranonin edhe pese shtetet e mbetura te BE-se ndonese Qipro pati deklaruar se edhe nese Serbia e njeh Kosoven ajo s8217do ta beje kete. Sdo mend qe asisoj ulesja e Kosoves ne OKB do te arrihej shume me kollaj per te mos thene qe do te ishte e garantuar.
Ministri i Jashtem Hoxhaj tha qe keto bisedime jane instrument per njohje nga BE-ja. Pra edhe ky shpreson qe keto pese shtetet e mbetura do ta njohin pavaresine e Kosoves nepermjet ketyre bisedimeve. Kjo do te thote qe Enver Hoxhaj beson qe Serbia do te na njohe e mandej edhe pese shtetet e mbetura te BE-se do ta bejne kete. Ose ai beson qe do te kete nje marreveshje me Serbine kah fundi i bisedimeve sipas se ciles Serbia nuk na njeh por lejon qe tjeret ta bejne kete drejt berjes se Kosoves anetare e OKB-se. Ne fakt ai mund te besoje se qe te dy keto opsione do te jene ne tryeze.
Mirepo tash per tash me keto bisedime po njihet vecse Qeveria e Kosoves nga Beogradi e pastaj edhe nga BE-ja. Nuk mund ta dime tani nese do te njihemi dhe kur por ajo qe e dime eshte ajo qe tashme ka ndodhur Qeveria e Kosoves u njoh.
Me rastin e vjedhjeve te zgjedhjeve me 12 dhjetor 2010 deshmitare okulare ishin edhe ambasadoret e SHBA-ve Frances dhe Zvicres ne Kosove. Parregullsite masive i pati konstatuar edhe raportuesja evropiane Ulrike Lunachek. Organizata monitoruese ENEMO pati thene qe keqperdorimet dhe manipulimet jane ne masen prej 38 Askush nuk kishte gatishmeri qe ta pranonte e njihte Qeverine Thaci dhe te vendoste marredhenie normale me te. Vetem pas fillimit te bisedimeve me Serbine ketij dhe Qeverise se tij iu hap dericka per Bruksel. U deshmua qe BE-ja nuk e pati izoluar Thacin per ta izoluar por per tia orientuar daljen nga izolimi vetem kah Beogradi dhe bisedimet me te.
Pa dyshim qe Brukseli eshte se tepermi i interesuar qe Boris Tadiqi t8217i fitoje zgjedhjet e ardhshme ne Serbi. Te gjithe e mbajme mend se si Javier Solana qante nga gezimi ne vitin 2008 atehere kur Tadiqi e mundi Nikoliqin. Per ta arritur kete Brukselit i duhet qe ta pajise Serbine me statusin e vendit kandidat para fushates se ardhshme zgjedhore ne Serbi dhe kesisoj t8217ia siguroje fitoren e ardhshme Tadiqit. Kosova zyrtare nuk eshte e vetedijshme se sa e rendesishme eshte ne kete mes. Ajo nuk ia ka idene se sa shume do te mund te perfitonte nga kushtet ndaj Serbise. Ne vend se Serbia te na terheq per hunde duke fituar koncesione joparimore nga Qeveria e Kosoves eshte Kosova ajo qe kesaj radhe do te mund ta terhiqte per hunde Serbine permes kushteve parimore ndaj saj. Pra Kosova po e humb shansin unik qe te behet pengese konstruktive per Serbine e cila Kosoves dhe shqiptareve iu ka aq shume borxh. E gjithe kjo vetem dhe vetem qe ndaj Thacit te zbuten akuzat dhe izolimi evropian. Papunesia ne Serbi aktualisht ka kapur shifren prej 20. Serbia kurre ska qene me e dobet por paradoksalisht pika me e forte e saj eshte bere Kosova per shkak te dobesise se Qeverise Thaci.
Kur Thaci thote qe ne fund te bisedimeve na njeh Serbia ne te vertete ai eshte duke kerkuar durimin e qytetareve te Kosoves dhe pajtimin e tyre per koncesionet qe do te behen ndaj Serbise para se ajo te na njohe nderkohe qe vazhdon te mos na njohe. Nuk eshte ceshtja se kur do te njihemi nga Serbia por cka do te ndodhe deri atehere kur ajo do te na njohe nese do te na njohe. Thjesht ska se cfare na duhet njohja nga Serbia nese entiteti autonom territorial serb brenda Kosoves eshte cmimi per njohjen e Kosoves nga Serbia ashtu sic po kerkon tash edhe Grupi Nderkombetar i Krizave. fare entiteti do t8217i njihet Serbise brenda Kosoves para se ajo ta njohe Kosoven si nje entitet jashte Serbise Kjo pyetje eshte shume me qenesore per shtetin e Kosoves dhe popullin e saj sesa pyetja nese Serbia do ta njohe Kosoven dhe kur nese po.
Per te gjithe ata qe thone se nuk eshte i mundur modeli i Bosnjes pasi qe po bisedohet vetem per ceshtje praktike pergjigjja eshte e qarte ceshtjet praktike jane ceshtje politike dhe kush eshte ai qe do te mund te thoshte se ceshtjet politike jane ceshtje jopraktike
Nderkaq per ata qe thone se do te behet fjale vetem per ceshtje teknike pergjigjja eshte edhe me e qarte eventualisht dimensionet e vulave te doganave mund te konsiderohen ceshtje teknike por sigurisht jo edhe ajo qe do te shkruhet ne ato vula.
Lajme te ngjashmeFDBK Shqiptaret s8217do ta durojne dhe as tolerojne ricopetimin e KosovesEnver Hoxhaj Dialogu me Serbine instrument per njohjeThaci Rritje e pagave deri ne 50 punetoret do te kene standardet e EvropesBerisha Shqiptaret te bekuar kishin mbeshtetjen e AmerikesThaci Kosova e gatshme te luaje rolin e vet ne bote Lidhjealbin kurti Beogradi Boris Tadiq Bruksel ENEMO Enver Hoxhaj France Hashim Thaci Javier Solana Kosova Kryeministri ministri i Jashtem negociator Nikoliq Njohja e Qeverise OKB qeveria e Kosoves Serbia shba Ulrike Lunachek Zvicer