E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia nuk eshte Egjipt

Shqiperia nuk eshte Egjipt. Shqiperia nuk eshte Tunizi. Shqiperia sigurisht nuk eshte as Libi. E pikerisht per kete arsye shqiptaret meritojne qe te kene nje shoqeri dhe nje qeveri ku ministri i brendshem largohet pasi vret demonstruesit sic beri Ministri i Brendshem i Ben Aliut ne Tunizi

Nga Edi Rama

E pata vecanerisht te veshtire sot per te gjetur fjalet per fjalen time. U bene tre vjet nga dita kur 26 njerez te zakonshem te ketij vendi u vrane dhe kujtimi i asaj vrasje makaber ne duart e nje shteti te vene ne dispozicion te pushtetit per perfitimet e paligjshme te oborrit te Saliut kumbon me shume se cdo fjale sot. Me shume se cdo fjale ai kujtim dhe keto tre vjet qe kane kaluar dhe te tjera vite qe mund te kalojne flasin per padrejtesine si themel i shtetit qe Saliu dhe oborri i kusareve te tij ka ngritur dhe kerkon ti blindoje per ti sunduar pafundesisht shqiptaret. U vrane 26 njerez te varfer njerez qe shkonin cdo dite per te bere nje pune te zeze. Njerez qe nuk figurojne ne asnje regjister te ketij shtetit ashtu sic nuk figuronte askund ajo fabrike qe me shperthimin e saj tronditi mbare Shqiperine e nxori nga nentoka vullkanin e nje korrupsioni qe vazhdon ta gerryeje Shqiperine dhe ti varferoj shqiptaret.

Por shqiptaret vazhduan te vriten nderkohe qe askush as per vrasjen e tre viteve me pare e as per vrasjet e mepasshme nuk ka dal nuk eshte ndeshkuar perpara drejtesise. U vrane deputete Fatmir Xhindi miku dhe shoku yne. Nje shqiptar po aq i zakonshem nje burre i ndershem nje perfaqesues i popullit ne parlament qe shkonte rregullisht ne shtepine e tij ne fshat per te punuar token. U vra dhe askush nuk di te thote kush e vrau pse e vrau U vra me pas nje tjeter perfaqesues i popullit kryetari i komunes ne Kukes Remzi Veseli i cili e perfaqesonte popullin opozitar ne ate komune dhe njihej per njeri i ndershem shqiptare i zakonshem qe dikujt diku i kishte dal ne mes te rruges se puneve te pista. E perseri askush nuk di te thote kush e vrau Remzi Veselin Por gjithkush di te thote kush i vrau kater shqiptaret e tjere njerez te zakonshem te varfer e te papune te ketij vendi ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne 21 janar sepse gjithkush e di qe dora e cila u ngrit me forcen e zjarrit ishte dora e regjimit te kusarise dora qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe vrau per te vazhduar te vjedh.

Motra dhe vellezer cfare mund te themi sot pervecse te rinenvizojme me kembengulje dhe me bindje se ne jemi e vetmja rruge per Shqiperine e shqiptaret rruga qe i nxjerr nga sundimi i oborrit te kusarise dhe i cliron nga dhuna e varferise e papunesise dhe e padrejtesise. Tre vjet me pare ne kete vend te gjithe shqiptaret se bashku ketu te pranishem fizikisht apo permes ekraneve te pranishem shpirterisht e menderisht thane i paharruar qofte kujtimi i tyre. Me pas u ndame nga vellai yne Fatmir Xhindi thame i paharruar qofte kujtimi i tij. E me pas kur percollen te ndjerin Remzi Veseli perseritem i paharruar qofte kujtimi i tij. Dhe me pas akoma e gjithe Shqiperia u derdh ne bulevardin Deshmoret e Kombit per te thene njezeri i paharruar qofte kujtimi i atyre kater burrave qe varferia i nxori ne demonstrate dhe kusaria i vrau si demonstrues.

Sot une smund te beje tjeter vecse te perpiqem tju them se cdo te thote per ne qe te mos harrojme ata qe humben jeten ketu ne Gerdec. Deputetin qe humbi jeten ne deren e shtepise. Kryetarin e komunes qe humbi jeten ne rrugen e shtepise. Kater te vraret e 21 janarit qe humben jeten ne nje rruge per liri dhe drejtesi. Te mos harrojme per ne do te thote te vazhdojme kete beteje me te vendosur dhe me kembengules se kurre. Te mos harrojme per ne do te thote te mos zmbrapsemi asnje milimeter dhe cast perball regjimit vrastar te atyre qe vrasin dhe na thone vrases. Vjedhin dhe na thone hajdute. Genjejne dhe na thone genjeshtare. Te mos harrojme per ne do te thote te shkojme perpara me te bashkuar se kurre per te larguar nga pushteti Koalicionin e Turpit qe po i merr Shqiperise frymen. Po i merr Shqiperise trupin. Po i merr Shqiperise fytyren. Te mos harrojme sot me shume se kurre per ne do te thote qe te mos lejojne qe te perseriten tragjedi te tilla dhe nderkohe te clirojme nje milion shqiptare nga tragjedia e perditshme dhe e heshtur e papunesise. Te clirojme njerezit e zakonshem te ketij vendi nga tragjedia e perhershme dhe e heshtur e varferise. Do te thote te clirojme femijet e ketij vendi nga tragjedia gjithmone e me e perhapur e te mos pasurit te nje abetareje sepse edhe me abetare regjimi i kusarise kerkon te nxjerr perfitime per oborrin e Saliut dhe te ministrave te tij. Te mos harrojme do te thote qe te kujtohemi ore e cast ne kete rruge te betejes sone se ka njerez te cilet i bashkon fakti i thjeshte dhe kumbues se u vrane nga padrejtesia.

Humben jeten ne nje Shqiperi ku buka per shume kend hahet me lotet e varferise. Uji per shume kend vjen i ndotur bashke me faturen e cmimin e tij qe rritet sa here vjen fatura. Ku drita mungon ne rrugen e diturise se femijeve ne dritaren e jetes te perhere e me shume te reja e te rinjve te cilet genjehen sot sic u genjyen shqiptaret dikur me leket e piramidave por kete here me letrat pa vlere te diplomave qe jepen me shumice nga universitete fantazme. Te mos harrojme per ne do te thote te jemi perdite e me kembengules ne rrugen e betejes sone per te cliruar gjyshet dhe gjysherit e femijeve tane nga barra e paperballueshme e nje jete ku e kane te pamundur te blejne ilacet sepse dhe me ilacet e me te moshuarve regjimi i kusarise nxjerr perfitimet e paligjshme per oborrin e Saliut dhe te ministrave te tij.

Motra dhe vellezer vetem pak dite me pare Shqiperia pa Shqiperia degjoi nje tjeter shperthim korrupsioni nga nentoka e ketij vendi. Pa sesi njera prej pasurive me te medha te gjithe shqiptareve pasuri e falur nga Zoti qe e deshi kete vend te bukur te pasur dhe te paster shfrytezohet ne rruget e kontrabandes se hapur njesoj si Gerdeci me doren e shtetit te vene ne dispozicion te pushtetit. Rruge e hapur ku ska shtet. Rruge e hapur ku ska drejtori tatimesh e taksash. Rruge e hapur ku ska dogane. Rruge e hapur ku ska asnje nenpunes te ketij shteti qe te mund te pengoje pasurine e shqiptareve e cila te behet pasuri e kusareve duke ju bere shqiptareve dy here keq. Njehere kur ju vidhet nentoka e tyre dhe njehere tjeter kur ju futet ne makinat e tyre me nje cmim me te larte se kurdo tjeter jo nafta qe ata mendojne se blejne por nje lende shkaterruese dhe jo thjesht per makinen qe mezi e kane por edhe natyren per ajrin per mushkerite e femijeve e me te moshuarve. E pra Shqiperia pa edhe njehere per kushedi te saten here sesi nentoka mbitoka deti ajri gjithcka qe eshte pasuri e perbashket e shqiptareve te grabitet nga regjimi i kusareve qe i vodhen votat pikerisht per te plackitur Shqiperine dhe qe vrane sepse duan te vazhdojne te plackisin. Nderkohe qe sa me shume plackisin aq me te pamundur e kane ti kthehen jetes se lire si qytetare te ketij vendi pasi nuk e dine me se cfare i pret duke sigurisht e kuptuar se drejtesia ne kete vend mund te vonoje por nuk do te harroje.

I kemi pare te gjithe kryeministrin dhe ministrat me radhe te perfshire drejtperdrejte ose permes familjareve te tyre ne historira te turpshme grabitjesh qe lidhen jo vetem me humbjen e pasurive tona te perbashketa por dhe shkaterrimin e nje shteti i cili ne Europe do te ishte i perbashket do ti sherbente qytetareve nderkohe qe eshte kthyer ne nje makineri per interesat e pushtetareve. Ne nje makineri qe ndihmon per te mbajtur pushtetin duke vjedhura votat dhe qe pastaj ndihmon per te vazhduar te vjedhin duke i mbajtur pushtetin. Sot Shqiperia dhe shqiptaret i dine te gjitha. Sot Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje te vendosin drejtesine. Sot Shqiperia dhe shqiptaret e kerkojne drejtesine si ujin e paket ne nje shkretetire ku uji nuk duket dhe ka vetem nje rruge per te shkuar drejt drejtesise. Kjo eshte rruga e vendosur qe ne kemi nisur pa bere asnje hap mbrapa por vetem duke u bashkuar me shume per te shkuar perpara.

Sot Shqiperia kercenohet nga te tjera gjema per shkak te bemave te ketij pushteti per fajin e Saliut dhe te oborrit te tij dhe per interesat e familjareve te sherbetoreve dhe te klienteve te atij oborri. Sot Shqiperia kercenohet te kthehet ne vend hedhjen e plehrave te importuara nga jashte e te ardhura ketu jo nga rruga e ligjit por nga dora e mafies. Sot minierat e Shqiperise te cilat po shkaterrohen nga abuzimi nga babezia nga kusaria qe kerkon te marre gjithcka menjehere rrezikohen te mbushen me plehra te kthehen ne depozita plehrash toksike dhe jo toksike per ta helmuar njehere e mire kete vend sepse ata qe vodhen zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine nuk mund te ndalen ne rrugen e tyre por vetem mund te zmbrapsen me fuqine e bashkimit tone.

Shqiperia nuk mund te rrije nen dy flamuj. Edhe nen flamurin e NATO-s edhe nen flamurin e korrupsionit qe mbrohet me zjarrin e pushkeve te Gardes Republikane mbi qytetaret e pafajshem. Ai zjarr kerkon pergjigje dhe pergjigja jone eshte vendosmeria per te shkuar perpara dhe rivendosur demokracine me fuqine e bashkimit tone te shprehur me vote. Vota kerkon clirim dhe clirimi i votes mund te ndodhe vetem me fuqine e bashkimit tone te shprehur me rezistence ne cdo hap dhe ne cdo cast. Kjo eshte nje prove shume e veshtire per kete vend. shte nje prove per te rimarre vendin mbrapsht dhe per tja dhene ate qytetareve te tij. Kjo eshte nje kohe per te marre mbrapsht pronat e grabitura dhe per ti vene ne dispozicion te atyre qe i kane te atyre qe u takojne te atyre qe duhet te perfitojne. Keta jane qytetaret e ketij vendi te cilet nuk kane pse te shpronesohen de fakto nga nje regjim i cili po proneson ne menyre te pandalshme dhe me pasoja shkaterruese per ekonomine vetveten sherbetoret dhe klientet e tij.

Shqiptaret kerkojne mbrapsht te gjitha koncesionet e paligjshme. Te gjitha ato koncesione qe jane bere sikur te ndahej nje byrek ne nje vakt dreke. Dhe e kane copetuar ne menyre barbare pasurine e perbashket te shqiptareve duke i cuar perfitimet ne oborrin e kusareve. Shqiperia kerkon sot mbrapsht te gjitha ato pasuri te grabitura me privatizime te korruptuara. E vetmja rruge per Shqiperine eshte rruga jone. E vetmja rruge per shqiptaret eshte rruga jone.

Motra dhe vellezer tradhtia ndaj kesaj toke ndaj ketij atdheu qe eshte i yni ndaj njerezve te zakonshem te ketij vendi duhet te marre fund. Qe te marre fund tradhtia duhet te vendoset drejtesia. Por nuk mund te kete drejtesi ne dyert e prokurorise dhe gjykatave sidomos ne nje vend qe qeveriset padrejtesisht. Ne nje vend ku padrejtesia eshte e ulur ne tryezen e asaj qe quhet qeveria e republikes se Shqiperise por qe eshte ne fakt vetem regjimi i kusarise dhe i ortakerise me mafien dhe me krimin. Nuk mund te kete drejtesi per keta 26 njerez te shkrete qe sot sjane me. Nuk mund te kete drejtesi per Fatmir Xhindin. Nuk mund te kete drejtesi per Remzi Veselin. Nuk mund te kete drejtesi per ata 4 burra qe humben jeten ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne rast se Shqiperia nuk do te filloje te qeveriset me drejtesi e vetmja rruge per te cuar drejtesine ne qeverisjen e Shqiperise eshte rruga e Partise Socialiste eshte rruga e opozites se bashkuar eshte rruga popullit opozitar dhe e cdo shqiptari te ndershem socialist apo demokrat.

Motra dhe vellezer e thashe qysh ne fillim dhe dua ta them edhe tani ne fund. Fjalet e duhura ne kete pervjetor te trete i nje tragjedie qe kerkon drejtesi ndeshet me murin e korrupsionit ne cdo hap jane shume te veshtira per tu gjetur. Por lejomeni vetem tju tregoj apo tju kujtoj se ne te gjithe ate lukuni kusaresh matrapazesh dhe ortakesh nga maja e qeverise deri ne llagemet e sipermarrjes kishte vetem nje qytetar amerikan nje sekser. I cili morri ne shtetin e tij ne shtetin simbol te demokracise dhe te drejtesise ne shtetin ku kushdo eshte i barabarte perpara ligjit qe nga presidenti i SHBA deri tek qytetari me i panjohur nje seance degjimore ne Kongresin Amerikan. Pastaj nje gjyq ne te gjitha shkallet. Morri denimin qe meritonte. Se fundmi eshte edhe subjekt per nje film qe do te behet lidhur me kete ngjarje. Pra drejtesia beri drejtesi dhe eshte vetem nje nga fajtoret per kete tragjedi qe sot eshte prapa hekurave por ai nuk eshte ketu ne Shqiperi nuk eshte qytetar shqiptar por eshte ne shtetin e tij ku nuk te fal njeri jo per kaq por per shume me pak se kaq. Ashtu sikunder nuk fal kush kerkund ministra te brendshem qe qendrojne pas goditjeve me pushke te qytetareve. Dhe pastaj dalin dhe sorollaten per te treguar forcen e pushtetareve.

Shqiperia nuk eshte Egjipt. Shqiperia nuk eshte Tunizi. Shqiperia sigurisht nuk eshte as Libi. E pikerisht per kete arsye shqiptaret meritojne qe te kene nje shoqeri dhe nje qeveri ku ministri i brendshem largohet pasi vret demonstruesit sic beri Ministri i Brendshem i Ben Aliut ne Tunizi. Apo ku i pari i vendit nuk u thote demonstruesve kokepalare bandite te droguar te paguar sic beri Muhamar Gadafi ne Libi. Keto shqiptaret nuk i meritojne keto shqiptaret nuk kane pse i provojne per kete shqiptaret do vazhdojne te luftojne.

Se fundi duke perseritur ate qe na takon si Shqiptare te mire ritin le te mbajme minuten e heshtjes dhe pastaj te largohemi te gjithe sebashku duke u premtuar jo vetem atyre qe sjane me por edhe te gjithe atyre qe sot kercenohen ne sigurine e jetes se tyre dhe me dhunen e varferise dhe te papunesise se ne jemi ketu per ti dhene ketij vendi mundesine qe te shkoje perpara. Per ti dhene ketij vendi rrugen qe i duhet per te shkuar perpara. Per ti dhene ketij vendi energjine qe te ngrihet mbi dhuntite e jashtezakonshme te njerezve te zakonshem te ketij vendi.

Fjala e Kryetarit te PS ne protesten e Gerdecit

Lajme te ngjashmeRama Drejtesia vonon por nuk harronPD Dje sovjetiku Rama u turr kunder flamurit te NATO-sSHBA Urgjent nderhyrje ushtarake ne LibiBerisha del me nje deklarate per GerdecinBerisha Shqiptaret te bekuar kishin mbeshtetjen e Amerikes LidhjeBen Aliu Deputeti edi rama egjipt Europe Fatmir Xhindi Garda Republikes Gerdec Kongresi amerikan korrupsioni Kukes Libi Ministri i Brendshem Muhamar Gadafi nato Remzi Veseli Saliu shba shqiperia Shqiperia nuk eshte Egjipt Tunizi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›