E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njohja, fundi i mentalitetit te dhunes"

Ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, ne nje interviste dje per Radio Evropa e Lire ka deklaruar se njohja e Kosoves nga Mali i Zi dhe Maqedonia kane ndodhur ne nje moment te rendesishem per Kosoven dhe jane kontributi perfundimtar ne vendosjen e paqes e stabilitetit ne rajon. Sipas tij, emri i Maqedonise nuk eshte teme per Kosoven dhe kjo do te thote se Kosova do ta pranoje, ne fakt e pranon Maqedonine me emrin qe ajo e ka zgjedhur.

Zoti minister, fillimisht, si e vleresoni njohjen e Kosoves nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia?

Njohja nga keto dy vende e shtetit te ri te Kosoves, si shtet i pavarur dhe sovran, ka ardhur ne nje moment shume te rendesishem do te thosha. Keto njohje kane nje peshe te vecante, edhe per shkak te kohes kur kane ndodhur, edhe per shkak te kontekstit, perkatesisht zhvillimeve te gjithembarshme ne rajon. Perpos qe jane nje njohje eksplicite e se drejtes se popullit te Kosoves per te qene i pavarur dhe i lire, keto dy njohje po ashtu jane edhe kontribut perfundimtar ne perpjekje per te vendosur paqe e stabilitet afatgjate ne rajonin e Ballkanit pas shperberjes jokonsensuale, tragjike, me luftera te ish-Jugosllavise. Jane nje rikonfirmim i fuqishem i qendrimit te kahershem te Kosoves, se pavaresia e Kosoves eshte faktor stabiliteti ne rajon. Krejt ne fund, njohjet nga keto dy vende hapin nje etape te re te marredhenieve ne mes te vendeve te Ballkanit perendimor. Keto dy njohje ne te gjitha fushat kane sjelle benefite; une besoj per te gjitha vendet e rajonit te Ballkanit.

Si do te reflektohet kjo njohje tek vendet, te cilat, kushtimisht thene, hezitojne ta njohin Kosoven e pavarur, marre parasysh se behet fjale per vende fqinje dhe vendet e ish-Federates Jugosllave?

Keto dy njohje ofrojne garanci shtese per te gjitha vendet qe kane hezituar ose deri tani kane pasur dilema nese Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, eshte realitet qe pranohet nga fqinjet e saj te pare apo jo. Keto dy njohje perfundimisht duhet te ndihmojne ne flakjen e dilemave dhe dyshimeve qe ndonje vend ne largesi gjeografike nga Kosova ka. Keto njohje po ashtu jane garanti me i fuqishem se ne Ballkanin perendimor perfundimisht po vendoset dhe po instalohet logjika dhe kultura e bashkepunimit, e mirekuptimit dhe perfundimisht po braktiset logjika dhe mentaliteti i dhunes si mjet per te arritur objektiva politike. Une shpresoj shume qe edhe ne Beograd kjo do te kuptohet shpejt, sepse e ardhmja e Ballkanit eshte ne bashkepunim te ngushte mes vendeve dhe ne krijimin e nje kornize te perbashket qe ofron integrim te shpejte ne strukturat euroatlantike.

Paraprakisht per Kosoven kishte edhe nje lajm jo aq te mire nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, perkatesisht Asambleja e Pergjithshme, ku eshte votuar nje rezolute, me te cilen kerkohet mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur me pavaresine e Kosoves. Cilat konsideroni se do te jene refleksionet e ketij procesi ne anetaresimin e Kosoves ne organizata nderkombetare dhe ne procesin e njohjes se saj?

Pas kthimit nga Nju Jorku kam deklaruar nje siguri relativisht te madhe, se procesi i njohjeve nuk do te ndaloje edhe nese kalon rezoluta serbe, sepse dihej qe do te kalonte, per shkak te sistemit te votimit dhe, ne anen tjeter, per shkak te perkushtimit te shume vendeve, madje edhe te atyre qe na kane njohur, qe duke votuar per ose abstenuar, te respektojne parimin fondamental te respektimit te drejtesise si instrument per te qartesuar kontekste te ndryshme. Domethene, dihej qe do te kalonte. Pasoja direkte ose implikime juridike te asnje lloj natyre per Kosoven nuk do te kete, sepse ceshtja e shpalljes se pavaresive te vendeve, e njohjes se pavaresive, eshte ingirence dhe kompetence ekskluzivisht e rezervuar per lidere politike dhe per vendime politike. Gjithsesi se do te kete do efekte krejt anesore, shume te perkohshme te disa vende qe edhe ashtu kane hezituar ta njohin Kosoven, dhe kalimi i kesaj rezolute u ka ofruar nje pretekst me shume atyre vendeve qe edhe ashtu kane hezituar dhe nuk kane pasur ndermend ta njohin Kosoven shpejt, qe tash te thone se po presin nje mendim te gjykates. Por, fatbardhesisht, per Kosoven, numri i ketyre vendeve eshte i vogel.

Si do ta vleresonit ndarjen e cmimit 'Nobel' Martti Ahtisaarit, kryenegociatorit dhe arkitektit, kushtimisht thene, te statusit te Kosoves, te cilin eshte duke e zbatuar?

Kosova ka marre lajme jashtezakonisht te mira nga te gjitha anet e botes dhe nje lajm tej mase i mire per Kosoven eshte edhe ndarja e cmimit per ish-ndermjetesin ne bisedimet per Kosoven, ish-presidentin Martti Ahtisaari. Edhe ky eshte nje moment i fuqishem i rikonfirmimit te qendrimit per Kosoven shtet te pavarur dhe sovran, eshte nje vulosje e rekomandimeve, eshte nje vulosje e kualifikimit qe presidenti Ahtisaari ka bere ne rastin e Kosoves: 1. rekomandimit per pavaresi dhe 2. kualifikimit te Kosoves si nje rast krejt i vecante, krejt specifik, i cili nuk krijon kurrfare precedentesh gjetiu ne bote. Ky lajm na ka gezuar shume. Me ka gezuar shume edhe personalisht, sepse kam qene pjese e gjithe procesit negociator nen udheheqjen e presidentit Ahtisaari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›