Klinaku: Te rishqyrtohet politika ndaj Serbise
Partia Levizja per Bashkim, ne nje konference per shtyp diten e djeshme ka shfaqur shqetesimin e saj per shkak te ofensives me te re serbe ndaj Kosoves, si ne planin e brendshem ashtu edhe ne planin nderkombetar. Kjo parti ka kritikuar Qeverine per mungese vizioni dhe guximit per te reaguar ne menyren e duhur ndaj pretendimeve serbe ndaj Kosoves dhe ka kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit ku do te rishqyrtohej politika e Kosoves ndaj Serbise. Kryetari i kesaj partie, Avni Klinaku, ka vleresuar se nuk duhet injoruar synimet serbe per ndarjen e Kosoves, ide te cilen kohe me pare e ka permendur edhe kryetari serb, Boris Tadic dhe as mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, perkunder faktit se vleresimi i kesaj gjykate ka vetem rendesi keshilluese. "Kur te analizohet thenia e Tadicit se "opsioni i ndarjes se Kosoves vjen ne shprehje vetem pasi te shterohen opsionet tjera, megjithese ato jane fare pak", del se Serbia po pergatitet ne menyre intensive per ndarjen e Kosoves", ka vleresuar Klinaku. Sipas tij, opsioni serb per ndarje te Kosoves eshte shume i qarte per opinionin e gjere: veriu i Kosoves (me shumice serbe), pjesa qendrore e Kosoves (me nje pakice relative serbe) si dhe rajoni i Presheves, Bujanocit e Medvegjes (me nje shumice shqiptare) t'i mbeten Serbise, pastaj pjeses tjeter te Kosoves t'ia njohe pavaresine. Megjithate, sipas Klinakut, e keqja me e madhe nuk qendron ne deklaratat e Tadicit dhe ne tendencat e Serbise, por ne mungesen e vizionit dhe guximit te Qeverise se Kosoves per te reaguar ne menyren e duhur ndaj pretendimeve serbe. "Sjellja e Qeverise se Kosoves, me politiken e saj inerte ne raport me veriun e Kosoves, me qasjen e gabuar ndaj pakices serbe qe jeton ne pjesen qendrore te Kosove si dhe me politiken e gabuar ndaj shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta historike ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, po i kontribuon ne menyre indirekte (ndoshta edhe me pa vetedije), ose ndarjes se dhimbshme te Kosoves ose luftes se re", vlereson kjo parti. Prandaj, sipas drejtuesit te saj, Levizja per Bashkim kerkon thirrjen e nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves ku do te rishqyrtohej politika e Kosoves ndaj Serbise, ndaj veriut te Kosoves, ndaj pakices serbe ne Kosove (sidomos ndaj decentralizimit). Gjithashtu ku do te shqyrtohej qasja dhe qendrimet e politikes se deritanishme te Kosoves dhe institucioneve te saj ndaj popullit shqiptar ne Presheve, Bujanoc e Medvegje.