Vasili: LRI me axhendë për 100 vjetorin e pavarësisë

Rinia është e ardhmja dhe promotor kryesor për ta cuar përpara Shqipërinë. Me këto fjalë i është drejtuar deputeti i LSI-së, njëherësh dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim në mbledhjen e komitetit drejtues për Tiranën. Më tej Vasili theksoi se LSI ka një axhendë intensive për 100-vjetorin e pavarësisë, e cila do të kordinohet me LRI-në, pasi sipas tij asnjë force tjetër politike nuk i shkon më shumë përshtat 100-vjetori i pavarësisë sesa LSI-së.
“Sot do t`ju prezantojmë axhendën në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Është një axhendë intensive për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit tone. Lëvizja Rinore për Integrim është nisma për ta çuar përpara Shqipërinë. Lëvizja Rinore për Integrim është promotor i ideve të reja. Jemi krenar që LRI është një motor i fortë idesh dhe një forcë rinore me një sens të madh patriotik. LRI e do me zemër Shqipërinë, kushdo që mendon që po ecën shpejt në politikë duhet të shikojë që LRI është shumë lart në politikë, ju jeni të parët. Askujt më shumë se LRI nuk i shkon për shtat 100 vjetori. Një axhendë e mirëmenduar është një detyrim”-ka thënë Vasili.
Ndërsa Monika Kryemadhi, në fjalën e saj, duke e vlerësuar LRI-në si vazhdimësi të strukturës madhore të FRESH, ka shprehur besimin se do ta realizojnë misionin e tyre, në sfidën e përbashkët të integrimit të qytetatërëve në kuptimin më të gjerë të këtij koncepti.