Nju Jork, 15 viktima nga aksidenti i autobusi

Një autobus që transportonte turistë është rrëzuar në një autosdratë në New York duke shkaktuar vdekjen e 14 personave. Ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa sipas autoriteteve të paktën tëtë persona të tjerë janë palgosur rëndë nga askidenti rrugor. Një nga personat në bord tha për policinë se shoferi ishte përpjekur të evitonte përplasjen me një kamion dhe kishte humbur kontrollin e mjetit.
Autoritetet bënë me dije se autobusi u përplas me një shtyllë pas përmbysjes dhe u nda thuajse përgjysmë. Fillimisht ishte raportuar për 13 viktima, por njëri prej te plagosurve vdqi në spital, duke shtuar edhe bilancin e të vdekurve. Autobusi me 32 njerëz në bord po kthehej në Nju Jork nga një kazino në shtetin fqinj të Kënektikatit.
Në një konferencë për shtyp pas aksidentit, shefi i departamentit të zjarrfikësave në New York, Edward Kilduff përshkroi përpjekjet për shpëtim. "Ishte një operacion i vështirë, thotë Kilduff, megjithatë ne mundëm të nxjerrim të plagosurit nga autobusi dhe për të gjithë ngjarjen ka nisur hetimi më i plotë – thotë ai. Agjensia e lajmeve Reuters thotë se atuoritetet janë në kërkim të drejtuesit të autobusit i cili ëstë larguar nga vendi i ngajres pas aksidentit.