Nju Jork, Berisha në mbylljen e bursës amerikane
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, gjatë kësaj ceremonie, që tashmë është kthyer në një ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore për Nju Jorkun, Kryeministri Berisha u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ishte dje i ftuar special në ceremoninë e mbylljes së bursës ditore të Nju Jorkut, NASDAQ, në Times Square.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, gjatë kësaj ceremonie, që tashmë është kthyer në një ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore për Nju Jorkun, Kryeministri Berisha u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ.
Gjatë ceremonisë u shfaqën pamje sugjestive nga vendet më të bukura dhe panoramike të Shqipërisë, si dhe një dokumentar i shkurtër mbi vendin tonë.
I gjithë aktiviteti transmetohej në kohë reale në NASDAQ Toëer dhe shikohej nga qindra e qindra qytetarë, të cilët ndodheshin aty me këtë rast.
Kulla Panoramike e NASDAQ është ekrani më i gjerë i botës. Në të transmetohen në kohë reale rezultatet e bursës amerikane, si dhe përshëndetjet e liderëve botërorë apo personaliteteve të tjera të shkencës, artit, botës së financës, etj.
Përshëndetja e Kryeministrit Berisha përmes stacionit televiziv të NASDAQ u transmetua në kohë reale në televizionet e profilizuara ekonomike më prestigjioze si CNBC, Bloomberg, FOX Business.
(d.b/BalkanWeb)