E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, humb kontrollin e mjetit, vdes 24 vjeçari

Sipas policisë lokale në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Belsh- Elbasan, në afërsi të fshatit Rrasë, nje 24 vjeçar duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin duke rene ne toke e me pas ka gjetur vdekjen e menjëherëshme 

ELBASAN-Një aksident me pasojë vdekjen e një 24 vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Belsh- Elbasan. Zëdhënësja e policisë lokale,Valbona Begu, tha se “në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Belsh- Elbasan, në afërsi të fshatit Rrasë, 24 vjeçari Engjëllush Sharka, duke drejtuar mjetin e tij tip motor "Dajang" pa targa, ka humbur kontrollin, e më pas ka rënë në tokë, ku ka gjetur edhe vdekjen e menjëherëshme. Grupi hetimor pas kqyerjes së vendit të ngjarjes ka konstatuar se vdekja e 24 vjeçarit ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›