Nju Jork aksidentohet autobuzi 13 viktima

13 persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur në lagjen Bronks të Nju Jorkut, kur një autobuz turistik u përfshi në një aksident.
Sipas Associated Press, ngjarja e ndodhur rreth mesditës me orën shqiptare pati si rezultat një rrëshqitje të autobuzit nga rruga, me rrjedhojë goditjen e një shtylle elektrike, e cila pasi u këput ra mbi autobuz.
Gjashtë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Në total, në autobuz ndodheshin 33 persona. Besohet se shumica e të dëmtuarve janë të huaj, por është ende herët për të bërë të ditur identitetet.