E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen holandezet Al Libia Do i dorezohen grekeve

Televizioni “Al Libia” ka njoftuar se tre ushtarët holandezë që ndodhen në duart e forcave qeveritare do të lihen të lirë dhe do i dorëzohen qeverisë greke dhe asaj malteze. Marinsat u zunë rob më 27 shkurt në Sirte, në veri të Libisë ndërsa përpiqeshin të evakuonin dy inxhinierë europianë me një helikopter.

Ministria e mbrojtjes hollandeze pranoi se operacioni i evakuuimit nuk kishte autorizim nga Libia. Dy civilët më vonë u dorëzuan në ambasadën holandeze në Tripoli dhe u larguan, ndërsa marinsat, mes tyre një grua, mbahen ende të ndaluar nga autoritetet libiane.

AS

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›