Gadafi fiton terren. SHBA rezerva per ndalim fluturimin

“Muamar Gadafi po rimerr kontrollin në Libi dhe forcat e tij më të pajisura se kryengritësit do të kenë komandën e luftimeve për një kohë të gjatë”. Kështu ka analizuar një zyrtar i lartë i shërbimit të inteligjencës amerikane, Xhejms Kleper përpara Senatit.
Ai ka shtuar se arsenali i madh i armëve ruse që posedon Libia, është një garanci për fitoren e tyre ndaj kryengritësve. Ndërsa shefi i agjencisë së informimit në departamentin e Mbrojtjes, Ronald Burgess i tha panelit se vendosja e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi do të thotë de facto shpallje e luftës.
Administrata Obama deri tani ka qenë e rezervuar në lidhje me zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi dhe ka kërkuar mbështetje të gjerë ndërkombëtare për një ndërhyrje të mundshme.
AS