Nju Jork, nafta mbyllet nën 69 dollarë

Çmimi i naftës në bursat e Nju Jorkut është mbyllur nën kuotën e 69 dollarëve për fuçi, bëjnë të ditur mediat amerikane. Sipas burimeve, në Nymex ari i zi ka pësuar një rënie prej 2.79 dollarë, duke zbritur kështu në kuotën e 68.97 dollarëve.
Burimet saktësojnë më tej se rënia e çmimit lidhet me rezervat javore të Shteteve të Bashkuara, të cilat papritur kanë regjistruar një rritje.
Burimet saktësojnë më tej se rënia e çmimit lidhet me rezervat javore të Shteteve të Bashkuara, të cilat papritur kanë regjistruar një rritje.