E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, FMN: Pasojat, edhe për 7 vjet

Impakt shumë negativ i krizës financiare mbi ekonominë reale. Lajmin e ka bërë të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar në "Ëorld Economic Outlook", që do të publikohet me 1 tetor. "Zakonisht krizat bankare kanë një impakt në nivelin e GDP-së ose prodhimit të brendshëm bruto, edhe gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike. Rënia e punësimit, investimeve dhe produktivitetit kontribuojnë në pakësimin e rritjes ekonomike", thuhet në dokument. "Impakt domethënës në terma të mesëm të krizës bankare. Menjëherë pas shtatë vjetësh, GDP-ja do të mbetet në 10 përqind nën mesataren", nënvizon raporti. Në përfundim raporti i FMN-së informon se në ekonomitë e avancuara, prodhimi real do të kthehet me shumë vështirësi në nivelet e parakrizës

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›