E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Obama bën thirrje për një epokë të re në angazhimin botëror

Presidenti amerikan, Barack Obama bëri thirrje për një "epokë të re angazhimesh" në botë, duke u zotuar të punojë së bashku me vendet e tjera, ndërkohë që mbron edhe interesat e SHBA-së.
"Ka ardhur koha që bota të ecë në një drejtim të ri. Ne duhet të hyjmë në një epokë të re angazhimesh të bazuar në interesat reciproke", tha Obama në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Obama tha se ishte i pakënaqur që një perceptim i SHBA-së si e njëanshme ka ushqyer "një antiamerikanizëm pothuajse instinktiv" që shumë shpesh ka shërbyer si pretekst për një mosveprim kolektiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›