E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork policia arreston 70 protestues

Sot ne mengjes policia ka arrestuar 70 protestues ne Parkun Zuccotti te Nju Jorkut duke hequr njerezit e ngujuar per te lejuar hyrjen e ekipeve sanitare. Rreth ores 1 te mengjesit policia e Nju Jorkut shperndau nje njoftim te bere nga enti pronar i Parkut Zuccotti si dhe nga Bashkia e qytetit ku thuhej se parku i Wall Street duhej pastruar per shkak se ishte bere johigjienik dhe i rrezikshem per shendetin.Protestuesve u tha se ata mund te ktheheshin pas disa oreve por pa tenda dhe pa dysheke portative.Nje video e filmuar nga pjestaret e levizjes Te pushtojme Uoll Stritin tregon hyrjen e policise me prozhektore ne kamp ne perpjekje per te hequr prej andej protestuesit. Nje zedhenes i policise se Nju Jorkut tha se parku ishte pastruar aty nga 0430 e mengjesit dhe se rreth 70 vete ishin arrestuar duke perfshire nje grup njerezish te cilet ishin lidhur se bashku me zinxhire. Nje person u dergua ne spital per shkak te problemeve te frymemarrjes.Perleshjet midis policise dhe protestuesve vazhduan edhe ne rruget e Manhattanit ku policet u perpoqen te shperndanin nje grup demonstruesish.Ne njoftimin qe iu shpernda protestuesve thuhej se parku paraqiste rrezik ne rritje per shendetin si dhe rrezik zjarri e per lagjen aty prane.Aty kerkohej heqja e tendave dyshekeve portative dhe sendeve te tjera te ketij lloji pasi prania e tyre ne park ishte e ndaluar.Protestuesit njoftuan ne faqen e tyre ne internet se kane ne plan te zhvillojne te enjten nje demonstrate te madhe per te paralizuar Uoll Stritin me rastin e dy muajve qe nga ngritja e kampit dhe fillimi i protestave te cilat u bene shkak per demonstrime te ngjashme ne vend dhe kudo ne bote.Por kampe te tilla jane vene ne shenjester te kritikave ne te gjithe vendin pasi zyrtaret dhe banoret jane ankuar ne lidhje me rreziqet shendetesore qe ato paraqesin si dhe per faktin qe protestuesit kane pushtuar parqe dhe hapesira te tjera publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›