Nju Jorku në alarm për virusin e gripit të derrave
Nju Jork -Në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm alarmi për virusin vdekjeprurës së derrave. Autoritetet e shëndetësisë po hetojnë për të përcaktuar nëse një virus vdekjeprurës i gripit të derrave, që ka infektuar shumë njerëz në Meksikë, SHBA dhe ndoshta edhe në vende të tjera, ishte shkaku i sëmundjes së dhjetëra studentëve në një shkollë të Nju Jorkut, njoftoi sot media lokale.
Të paktën 75 nxënës të shkollës përgatitore "St. Francis" në Queens u sëmurën dje me simptoma të gripit dhe ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore u rëndua më shumë sot, njoftoi televizioni WCBS. Një virus i gripit, i panjohur kurrë më parë, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 68 personave në Meksikë dhe ka infektuar tetë të tjerë në SHBA, në Kaliforni dhe Texas, të cilët janë shëruar më pas, sipas autoriteteve shëndetësore.
Zyrtarët e shëndetësisë deklaruan se të gjitha simptomat e studentëve në Nju Jork ishin më të lehta. "Mund të jetë një virus i zakonshëm i gripit", deklaroi doktori Don Weiss nga departamenti i shëndetësisë së Nju Jorkut duke shtuar se ishte ende herët për të spekuluar për natyrën e virusit.