E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të kërkojnë ndryshimin e rrugëve të gazit

Sofje -Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga vendet e Azisë Qendrore që të ndryshojnë rrugët transitore të transportit të gazit natyror. Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, George Krol, tha se shpërthimi aktual me pasoja të rënda në gazsjellësin në Turkmeni, është dëshmi për nevojën e ndryshimit të rrugëve të eksportit.

Deklaratat e tij u bënë në Konferencën ndërkombëtare për sigurinë transitore të energjisë. Për shpërthimin e përmendur, qeveria e Turkmenisë, e ka fajësuar monopolin e Gazpromit rus. Aktualisht, Rusia e ka nën kontroll pjesën më të madhe të gazsjellësit transitor në rajon, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po kërkojnë ndërtimin e gazsjellësit përgjatë Detit Kaspik e deri në Azinë Qendrore, në mënyrë që të anashkalohet Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›