E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: SHBA të dënojë juristët e torturave

Nju Jork - Monitoruesi i OKB-së për tortura, Manfred Novak, deklaroin se SHBA-të, duhet të dënojë juristët që shkruan memorandume për lejimin e hetimeve të ashpra të agjencisë CIA gjatë administratës së presidentit Bush. Novak tha se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës, Uashingtoni nuk mund t'i dënoj zyrtarët.

Komentet e tij, erdhën vetëm pak ditë, që kurse presidenti amerikan, Barack Obama, javën e kaluar, i ka publikuar memorandumet që u kishin dhënë mbështetje juridike metodave të ashpra të hetimeve, përfshirë edhe zhytjen e kokës në ujë. Presidenti Obama ka thënë se oficerët e agjencisë CIA nuk do të dënohen, megjithatë ai e ka lënë të hapur mundësinë për dënimin e atyre që i shkruan memorandumet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›