E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Korrupsioni në Jala

Tiranë - Socialistët shprehen se projekti për Bregdetin e Jugut është një rast i pastër korrupsioni. Gjatë pjesës jashtë rendit të ditës në seancën e sotme parlamentare, deputeti socialist Taulant balla akuzoi qeverinë se projekti në fjalë është një tregues i qartë korrupsioni duke kërkuar kështu që hetimet e nisura të shkojnë deri në fund. “Ky është rasti tipik i "kapjes" së një grupi mafjoz nga institucioni më i lartë ekonomik në botë. Ky projekt ka drejtor dhëndrin e Berishës që mbahet në këmbë nga kredia e Bankës Botërore dhe granteve nga Bashkimi Evropian. Shteti ka paguar 5 milionë dollarë për këtë projekt, shumë që e ka marrë Malltezi për të bërë ç'të dojë, madje të shembë dhe shtëpitë e banorëve të Jalës. Malltezi i ka kërkuar misnitrit Basha të prishë shtëpitë në Jalë, për ta pastruar atë zonë, për të prishur edhe shtëpi 300-vjeçare. Letërkembimet i nxjerrin të dy hapur për lidhje korruptive dhe keqpërdorim të ligjeve dhe të shtetit. Ky rast është korrupsion i pastër, mos merrni një kosto që nuk ju takon"- iu drejtua ai mazhorancës, duke e quajtur të turpshme mbrojtjen që po i bëhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›