E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet publikisht se iu gjet një birrë

Kartika Sari Dewa Shukarno është shpallur fajtore sipas ligjit islamik në Malajzi dhe do të goditet gjashtë herë në publik me shkop për këtë gjest të saj.

Mirëpo, familja e saj u kanë thënë zyrtarëve për zbatim të fesë, ta tërheqin dënimin dhe ta zbusin duke i dhënë një punë në komunitetit.

Dënimi i Kartikas, i cili është shtyrë disa herë, ka provokuar një debat të ashpër në këtë vend.

Përderisa pirja e alkoolit është e ndaluar për myslimanët, dënimet janë shumë të rralla.

Familja e Kartikas ishte informuar me një letër nga sulltani i shtetit Pahang, ku Kartika ishte arrestuar duke pirë birrë para një hoteli në dhjetor të 2007-ës, por ajo nuk ishte akuzuar.

Lideri fetar ka pushtetin edhe mbi ligjet islamike. “Sulltani ka vendosur që dënimi të zbutet dhe të zëvendësohet me tri javë punë në shërbim të komunitetit, konkretisht në një shtëpi të fëmijëve që do fillojë më 2 prill”, tha babi i Kartikas, Shukarno Mutalib, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Kartika ka pritur ndonjë dënim tjetër, por ajo është befasuar me këtë zhvillim pasi që tani i duhet të rrijë e ndarë nga fëmijët e saj për tri javë, mirëpo ne e respektojmë vendimin e Sulltanit”, tha ai.

“Ne i përulemi urdhrave. Kartika do të vazhdojë jetën e saj”, tha ai për agjencinë e lajmeve AP.

Zbutja e dënimit është mirëpritur nga Këshilli i Malajzisë, të cilët e kishin quajtur rrahjen me shkop “anakronike dhe të papërshtatshme për një shoqëri të mëshirshme”.

“Qëllimi i ynë është që askush të mos dënohet për këtë. Ne jemi kundër çdo dënimi klasik”, tha deputeti Ragunath Kesavan për AFP.

Rasti ka shkaktuar debat në Malajzi, pasi myslimanët në këtë vend i marrin rregullat islamike si çështje personale dhe nuk dëshirojnë që të kritikohen nga ndërkombëtarët.

Kartika, nënë e dy fëmijëve, nuk ka bërë kundërpadi për dënimin e saj dhe ka kërkuar që dënimi i saj të ekzekutohet në publik.

Kur u dënua për herë të parë, ajo ishte gruaja e parë në Malajzi që do të rrihej. Por, në shkurt, tri gra të tjera janë futur në burg në kryeqytetin Kuala Lumpur, për shkak se kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtëmartesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›