Nobeli Obama Xiaobo e meriton me shume se une cmimin

Liu Xiaobo e meriton cmimin Nobel per Paqen shume me teper se sa une vitin e kaluar.
Keshtu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama vetem pak momente nga nisja e ceremonise se dhenies se cmimit ne Oslo te Norvegjise.
Nderkohe ne Kine situata eshte tensionuar. Policia ka rritur masat e sigurise per te ndalur ndonje manifestim te mbeshtetesve te Xiaobo.
Mbikeqyrja eshte shume e rrepte rreth kompleksit te banesave ku jeton bashkeshortja e fituesit te cmimit Liu Xia prej dy muajsh ne arrest shtepie dhe e izoluar nga pjesa tjeter e botes.
Sipas grupit Chinese Human Rights Defenders miku i Xiaobo Zhang Zuha avokatet pro-demokrate Li Fangping dhe Teng Biao gazetari Gao Yu dhe dhjetra personazhe te tjere te rrezikshem jane detyruar te largohen nga Pekini dhe mbahen nen mbikeqyrje.
Ndersa web site-t e disa mediave nderkombetare mes te cilave CNN dhe BBC qe prej dites se djeshme jane bllokuar.