E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa Kujdes ke po votoni

Lidhja Demokratike e Kosoves permbylli fushaten e saj zgjedhore ne Prishtine me bindjen e plote se kjo parti do ta rikthej drejtimin qe dikur e ka pasur.
Isa Mustafa kryetar I LDK-se tha se fitorja per partine e tij eshte pashmangshme. Ai tha para te pranishmeve se LDK-ja do ta formoje nje qeveri me te miren qe deri tani e ka pasur Kosova.
Kryetari i LDK-se ftoi elektoratin te mendojne mire para se ata te votojne. Ose te votojne per ata qe ndertojne nje shtet ligjor dhe te fuqishem qe sipas tij eshte LDK-ja ose te votojne ata qe deri tani e kane rrenuar shtetin.
Para simpatizanteve te mbledhur ne sallen 1 Tetori Mustafa shpalosi edhe nje here programin e partise i cili sipas tij do te garantoje nje jete me te mire per qytetarin e Kosoves.
Ne kete manifestim partiak ku u prezantuan kandidatet per deputete te Kuvendit te Kosoves ishte i pranishem edhe Fatmir Sejdiu kryetar nderi i LDK-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›