E Diel, 1 Nëntor 2026

Hilari Klinton Ne mbrojtje te te Drejtave te Njeriut

Ne diten e te Drejtave te Njeriut Sekretarja e Shtetit te SHBA-se Hilari Klinton me ane te nje fjalimi ka rikujtuar dhe nje here Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut dhe respektimin e saj. Me ane te nje thirrje ajo i kerkon cdo vendi qe te bashkohen per te punuar per permbushjen e premtimit te Deklarates ne vend dhe jashte tij.

Kur Eleonor Ruzvelt paraqiti Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut para Asamblese te Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ajo deklaroi Ndodhemi sot ne prag te nje ngjarjeje te madhe si ne jeten e Kombeve te Bashkuara ashtu dhe ne jeten e njerezimit.
Une deshmoj vepra te vogla dhe te medha kurajoje cdo dite ne cdo pjese te botes. Liu Xiaobo fituesi i Cmimit Nobel per Paqen kete vit ndihmoi ne krijimin e Charter 08 qe bente thirrje per reforma politike paqesore ne Kine dhe humbi lirine e tij per kete shkak. Ne kete Dite te te Drejtave te Njeriut une perseris thirrjen tone per lirimin e tij te menjehershem. Diku tjeter grupi Damas de Blanco eshte perballlur me persekutim dhe kercenime gjate fushates per lirimin e te burgosurve politike duke fokusuar vemendjen nderkombetare ne situaten e pafavorshme te te drejtave te njeriut. Magodonga Mahlangu dhe organizata e saj Grate e Zimbabves ngrihen vuajne arrestime dhe abuzime ndersa vazhdojne punen per te fuqizuar grate per mobilizimin dhe ndermarrjen e veprimeve jo te dhunshme kunder padrejtesive. Qytetare heronj nga te gjitha fushat e jetes marrin force dhe shprese nga premtimi qe cdo vend ne bote ka bere me Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut. Puna e ketyre aktivisteve per te riafirmuar besimin ne te drejtat themelore te njeriut ne dinjitetin dhe vleren e njeriut dhe kurajoja e tyre per te ngulmuar eshte prove e gjithckaje te njerezimit qe eshte e mire.
Plot 62 vjet pasi Eleonor Ruzvelt shtroi ato gjashte parime te qarta te paprekshme ne sot qendrojme perseri ne nje prag pasi nevoja per te mbeshtetur shoqerine civile eshte bere serish nje nevoje e ngutshme. Nje shoqeri civile energjike eshte nje perberes thelbesor i vendeve te lira dhe megjithate shume qeveri vazhdojne te perdorin kercenimin praktika ligjore te dyshimta kufizime ndalime dhe injorim te qellimshem ndaj zerave te atyre qe mbrojne te drejtat e njeriut. Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara ndaj promovimit dhe mbrojtjes se shoqerise civile ne bote. Dhe ne do te vazhdojme tu kujtojme udheheqesve pergjegjesite e tyre ndaj qytetareve bazuar ne Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut. Per te mbeshtetur kete une i kam kerkuar ambasadave tona qe te hapin dyert e tyre per aktivistet e te drejtave te njeriut sot per te degjuar shqetesimet e tyre dhe per te treguar mbeshtetjen tone.

Deklarata ka qene prej kohesh nje fanar per ata qe kerkojne mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njohura nderkombetarisht. Sot dhe cdo dite Shtetet e Bashkuara qendrojne ne krah te atyre qe jane perkushtuar per ta kthyer ne realitet per te gjithe njerezit vizionin e ngulitur ne Deklarate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›