Nobeli për fizikë u shkon kërkuesve të supernova-s
Nderimi më i lartë për kërkuesit e kozmosit: amerikanët Saul Perlmutter, Adam Riess si dhe amerikano- australiani Brian Schmidt, kanë marrë çmimin Nobel për fizikë.
Ata e kanë marrë çmimin si vlerësim për kërkimet që kanë bërë mbi zgjerimin e universit përmes vëzhgimit të shpërthimeve yjore, të njohura me emrin supernova.
Perlmutter do të marrë gjysmën e çmimit, dy të tjerët do marrin gjysmën tjetër të çmimit me një vlerë 1.1 milion euro.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se universi po zgjerohet me shpejtësi. Dihej gjithmonë që universi po zgjerohet, por jo me këtë shpejtësi. Shkencëtarët kanë matur shpejtësinë me të cilën vjen drita gjatë një supernova në tokë dhe arritën në përfundimin se drita është gjithmonë e më e dobët.