Më në fund del “My Swag”

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 11:34
Pas dy javëve kur produksioni i Dafina Zeqirit kishte paralajmëruar këngën, “My Swag” me në fund këngëtarja e ka publikuar videon e saj.
Produksioni “Imagine” kishte thënë se do ta publikonte videon e Daffy-it dy javë më parë, por këngë vetëm tani është publikuar për media.
Sipas një burim të Express Online, kënga është vonuar për shkak se Dafina ka qenë në Suedi dhe nuk ka dalë në treg pa vendimin e saj.
Ndryshe, kënga është në gjuhën angleze dhe është më ndryshe sa i përket zhanrit të Dafinës dhe është një këngë ritmike.
Po ashtu, Daffy përpos kësaj video pritet që të publikojë edhe albumin e saj të radhë.
Më poshtë mund ta shikoni videoklipin e këngës “My Swag”: