Nobelistët shpërblejnë aktorin Penn

Penn shpërblimin do ta marrë gjatë samitit të 12’të të fituesve të çmimit Nobel për paqe, që mbahet në Chicago muajin ardhshëm. Në këtë samit, veç tjerësh, do të jenë prezentë edhe Dalaj lama e Lech Walesa.
Aktori është shprehur i nderuar me këtë shpërblim madhështor.
Pak kohë pas tërmetit në Haiti, Penn udhëtoi në këtë vend dhe themeloi organizatën humanitare J/P Haitian Relief Organization. Organizata ende ndihmon disa dhjetëra mijëra njerëz në sigurimin e akomodimit, shërimit dhe shkollimit.
Për çdo vit, gjatë samtit të fituesve të çmimit Nobel për paqe, përzgjidhet nga një figurë nga fusha e artit ose kulturës që shquhet për përhapjen e parimeve të paqes e solidaritetit në botë, dhe afirmimit të drejtësisë ndërkombëtare.
Pesë fituesit e fundit të këtij shpërblimi ishin Roberto Baggio, Annie Lennox, Bono Vox, George Clooney dhe Peter Gabriel.