E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, më i paguari

Lionel Messi i ka dhënë fund dominimit disavjeçar të David Beckhamit, duke u bërë futbollisti më i paguar në botë. Ylli argjentinas i Barcelonës gjatë vitit që shkoi ka përfituar 33 milionë euro, përfshirë këtu rrogën, bonuset dhe reklamat. Mesfushori anglez tash është i dyti, me 2 milionë më pak, kurse pozita e tretë i takon portugezit Cristiano Ronaldo, me 29.2 milionë.

Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë. Ylli i Barcelonës e ka kaluar David Beckhamin, i cili tash është i dyti, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Cristiano Ronaldo.

Futbollisti më i mirë në botë sot, gjatë vitit 2011 ka përfituar plot 33 milionë euro, përfshirë këtu rrogën, bonuset dhe reklamat, njofton e përditshmja franceze ‘France Football’.

Ndërsa, mesfushori i Los Angeles Galaxy dhe ish kapiteni i përfaqësueses së Anglisë, i cili për një kohë të gjatë ishte futbollisti më i pasur, vitin që shkoi ka përfituar 31.5 milionë euro. Kurse, ylli portugez i Real Madridit, në vitin 2011 u pasurua edhe me 29.2 milionë euro.

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o, i cili e la Interin për t’iu bashkuar klubit rus Anzhi Makhachkala gjatë verës së vitit të kaluar, është i katërti në listë. Ish futbollisti i Mallorcës, Real Madridit dhe Barcelonës ka përfituar 20 milionë euro nga rroga, ndërsa 3 të tjerë nga bonuset dhe marketingu.

I pesti është sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, me 20 milionë. Manchester City i arabëve përfaqësohet në Top 10 me dy futbollistë: sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili është i gjashti dhe mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure, që gjendet prapa tij.

Një klub tjetër që përfaqësohet nga dy lojtarë është edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid. Përpos Ronaldos, një tjetër ‘Los Blancos’, Leite Kaka, bën pjesë në dhjetëshen e futbollistëve më të paguar në botë.

Në rrethin e ngushtë të pasanikëve të futbollit gjendet edhe sulmuesi spanjoll i Chelseas, Fernando Torres, i cili përkundër faktit që shënon gola shumë rrallë, llogaria e tij bankare shtohet vazhdimisht.

Në dhjetëshen e parë nuk gjendet ndonjë lojtar nga Serie A italiane, derisa Bundesliga gjermane përfaqësohet nga mbrojtësi i krahut të Bayern Munichut, gjermani Philipp Lahm.

MT: Mourinho, trajneri më i paguar

Jose Mourinho është trajneri më i paguar në botë. Sipas të përditshmes franceze, France Football’, trajneri i Real Madridit paguhet 14.8 milionë euro në vit. Pozita e dytë i takon trajnerit të Paris Saint Germainit, Carlo Ancelotti, kurse i treti është trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.

Lista e futbollistëve më të paguar

1. Lionel Messi (Barcelona) 33 milionë euro

2. David Beckham (LA Galaxy) 31.5

3. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 29.2

4. Samuel Eto'o (Anzhi) 23.3

5. Wayne Rooney (Man United) 20.6

6. Sergio Aguero (Man City) 18.8

7. Yaya Toure (Man City) 17.6

8. Fernando Torres (Chelsea) 16.7

9. Kaka (Real Madrid) 15.5

10. Philipp Lahm (Bayern Munich) 14.3

Trajnerët më të paguar në botë

1. Jose Mourinho (Real Madrid) 14.8 milionë euro

2. Carlo Ancelotti (PSG) 13.5

3. Pep Guardiola (Barcelona) 9.5

4. Arsene Wenger (Arsenal) 9

5. Guus Hiddink (Anzhi) 8.6

6. Fabio Capello (Ish – Anglia) 8.5

7. Sir Alex Ferguson (Man Utd) 8

8. Dick Advocaat (Rusia) 7

9. Jose Camacho (Kina) 6.1

10. Roberto Mancini (Man City) 5.9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›