Plarent Ndreca betohet si deputet i Kuvendit, zëvendëson Ahmetajn

Plarent Ndreca është deputeti më i ri i Kuvendit. Ai është betuar si deputet, pavarësisht kaosit të krijuar nga “Rithemelimi” në nisje të seancës. Ndreca zëvendëson në këtë funksion ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Vendimi fillimisht u mor nga KQZ në mbledhjen e të hënës. Po brenda ditës u mblodh edhe komisioni parlamentar i mandateve dhe imuniteteve që e njohu si të ligjshëm mandatin e Ndrecës.
/rtsh.al/