E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjendet i vetëvarur një 60-vjeçar

Një i moshuar nga kryeqyteti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish uzinës "Enver" në Tiranë ku 60-vjeçari Altin Haxhiaj është vetëvarur në ballkonin e shtëpisë së tij.

Menjëherë fqinjët të cilët e kanë parë 60-vjeçarin të vetvarur në ballokon kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje ka theksuar se ka gjetur një letër lamtumire të viktimës ku shpjegonte edhe arsyet për të cilat i kishte dhënë fund jetës.

Gjithashtu sipas policisë 60-vjeçari i cili jetonte i vetëm dyshohet se vuante nga depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›