Noka-Rexhepi 2 marrëveshje, hapen 3 pika të reja doganore në Kukës
KUKËS- Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka nënshkruar dy marrëveshje me homologun e tij kosovar Bajram Rexhepi në Tiranë. Marrveshjet përfshijnë ngritjen e 3 pikave doganore në qarkun e Kukësit si dhe një qendër të përbashkët për bashkëpunim policor mes dy vendeve.
Flamur Noka deklaroi se 3 pikat kufitare që do hapen janë Shishtavec-Kushevë, Orgjoc-Orcusht si dhe Mborje-Gllobocishte do të sjellin kominikim dhe lëvizje më të lirë për qytetarët e dy vendeve.
“Ne do mundësojmë që rajonet kufitare të përfitojnë edhe nga fondet e BE, përkatësisht fondet IPA për ndërtimin e infrastrukturës. Do ketë një hov më cilësor lufta jonë e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafikut të armëve dhe drogës”, tha Noka.
Ndërsa Bajram Rexhepi deklaroi se këto pika kufitare do të jenë të hapura varësisht nga flukset si dhe do të sjellin zhvillim për këto zona disi të izoluara.
“Për sa i përket këtyre vendkalimeve kufitare, të cilat janë kryesisht për ata banorëe që jetojnë nëpër vise rurale të cilat janë të izoluara, ndoshta nuk do jenë të hapura gjatë gjithë vitit por në kohë fluksi do jetë një lehtësi e madhe”, tha ministri Rexhepi.
Dy homologet theksuan se bashkëpunimi i suksesshëm mes dy policive për kontrollet e flukseve të lëvizjeve do të vazhdojë dhe gjatë këtij sezoni veror.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Noka-Rexhepi 2 marrëveshje, hapen 3 pika të reja doganore në Kukës