E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i Muhos, jep dorëheqjen nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba

bibaTiranë- Pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga KQZ-ja, sot është dorëhequr edhe nënkryetari i këtij institucioni Denar Biba,i propozuar nga Partia Socialiste.

Nëpërmjet një shkrese drejtuar KQZ-së, ai shprehte se shkarkimi nga Kuvendi i anëtarit të LSI-së është një akt i rëndë dhe cënon pavarësinë e institucioneve.

Dje, shumica e rastit e deputetëve të Kuvendit, duke votuar shkarkimin e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me vetëdije apo nga papërgjegjshmëria, kreu një akt jashtëzakonisht shumë të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës. Përtej argumenteve mbi nevojën për të balancuar politikisht KQZ, ky akt tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Sepse misioni i parë dhe i fundit i tyre nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura,- shprehet Biba.

Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e Zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve,- vijon ai.

Një ditë më parë Kuvendi shkakroi me 73 vota anëtarin e LSI-së në KQZ, Ilirian Muhon, me argumentin se ai është shkarkuar nga ish-presidenti Moisiu për lidhjet e tij me krimin, në kohën që ishte prokuror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›