Noka Statusi i vendit kandidat opozita anashkaloi 3 ligjet

Viti 2012 për Ministrinë e Brendshme ka shënuar hapin më të madh në plotësimin e 12 prioriteteve , kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në analizën e punës për vitin që lamë pas.
Ministri shprehu keqardhjen për devijimin e opozitës për të mos votuar projektligjet bashkohore për organizimin e funksionimin e administratës publike, dhe projektligjin e nëpunësit civil, në politikën e saj bllokuese duke e mbajtur vendin jashtë BE-së.
Ministri Noka shprehu vlerësimet maksimale për Policinë e Shtetit. Po në këtë kuadër, Noka vlerësoi rolin e SHKB-së në pastrimin e radhëve të policisë, me dërgimin e 36 rasteve në prokurori, dhe arrestimin në flagrancë të 10 oficerëve.