Shperthen bombola 3 te plagosur

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar tre të plagosur në qytetin e Beratit ku një çift ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Feim dhe Zenepe Ostrovica, ngelën të plagosur kur po mbushnin një bombol gazi në dyqanin e tyre në lagjen “Kushtrimi”.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit për te marre ndihme mjekësore.
Vala e shpërthimit ka shkaktuar dhe dëmtime në pallatet e zonës duke shkatërruar xhamat e pallatit dhe një kabinë elektrike.
Tregtimi i bombolave të gazit prej kohësh është kthyer në shqetësim jo vetëm ne qytetin e Beratit.