Privatizimi i 4 HEC-eve Dervishaj PS politizon procesin
Ministria e Ekonomisë reagoi sot lidhur me akuzat e ardhura nga Partia Socialiste mbi procesin e privatizimit të katër HEC-eve. Sipas zëvendësministrit të këtij dikasteri, Sokol Dervishaj deklaratat e PS janë të pavërteta , pasi Kurum Internacional dha ofertën më të lartë dhe vlera e dy aseteve arrin në 76 mln euro.
Njëkohësisht, Dervishaj i mëshoi më forcë faktit se procesi i privatizimeve ka qenë transparent, por në gjykimin e tij, opozita ka si qëllim që të politizojë procesin e privatizimeve.