Noka dhe Bardhi takim me qytetarët në Kombinat, thirrje që t’i bashkohen protestës më 11 korrik

TIRANË, 6 korrik/ ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë.
Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik.
“Protestës së 11 korrikut duhet t’i bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regjimi autokrat i Ramës” u shpreh Noka.
Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, sipas tij, “në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve të taksave të shqiptarëve”.