Noka raporton sot në Kuvend për kriminalitetin në vend
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka pritet që të raportojë sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Kjo seancë vjen pas disa kërkesave të deputetëve të opozitës për praninë dhe raportimin e kreut të Ministrisë së Brendshme.
Në Komisionin e Sigurisë do të shqyrtohet edhe projektligji për masat kundër financimit të terrorizmit. Ndërkohë që deputetët e opozitës pritet që të ngrenë pyetje të ndryshme edhe në lidhje me problemet e tjera shqetësuese përsa i përket procesit të zgjedhjeve dhe më konkretisht me listat zgjedhore.
Seancën e fundit dëgjimore në Komisionin e Integrimit Europian, ministri Noka iu është drejtuar opozitarëve se duhet t`iu drejtohen burrave në Kukës përsa i përket dyshimeve që ata kishin për shtimin në mënyrë fi ktive të popullisë në 4 komunat e Qarkut të Kukësit. Ndërkohë që po sot në Komisionin e Ligjeve pritet që të shqyrtohet projektligji për armët, i cili sjell ndryshime në lejen që përfi tojnë individët që kërkojnë të mbajnë armë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)