Testimet e armëve bërthamore, SHBA kërcënon Korenë e Veriut
Shtetet e Bashkuara i dërguan Koresë së Veriut një paralajmërim të qartë për t’i dhënë fund lëvizjeve të saj provokuese.
Washingtonit, me sa duket po i soset durimi me vendin komunist, lideri i të cilit deklaroi vetëm një ditë më parë se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, i cili do ta forcoje Korenë e veriut akoma me shume. Deklarata e shkurtër e përcjellë nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA nuk përmbante asnjë detaj, vetëm sqaronte se vendimi ishte marre gjate një takimi te komitetit qendror ushtarak te partisë. Koreja e Jugut po i ndjek me shqetësim zhvillimet në shtetin fqinj.
Presidenti Lee Myung -bak i kërkoi qeverise se vet te jete e përgatitur per nje test te mundshëm bërthamor. Lee madje ka vizituar një bunker të nëndheshëm në zonën e çmilitarizuar mes dy vendeve, i cili shërben si qendër krizash për korenë e jugut. Peniani ka kryer dy teste bërthamore deri tani, një në vitin 2006 dhe një në 2009-ën. tre vjet pas këtij të fundit, Koreja e Veriut e shpalli veten “shtet nuklear”.
Zyrtare amerikane pohuan për CNN javën e kaluar se shteti komunist mund të jetë gati në çdo moment për një tjetër test bërthamor. Besohet se bombat e testuar dy herët e para ishin 1 dhe 2 kiloton, ndërsa ajo e lëshuar nga Shtetet e Bashkuara ne Hiroshimë në 1945-ën, ka qenë përafërsisht 15 kilotonë.