Mali, ushtria franceze vazhdon bombardimin e rebelëve
Avionët luftarakë francezë kanë bombarduar objektiva në veri të Malit, në vazhdën e përpjekjeve për të marrë nën kontroll edhe fortesën e fundit të rebelëve, Kidalin pas një ofensive tre javore.
30 avionë morën në shënjestër terrenet stërvitore te militanteve si dhe qendrat e komunikimit përreth Tessalit -një zone malore ne afërsi te kufirit me Algjerinë. Presidenti francez Francois Hollande është zotuar të ndihmoje ne rimëkëmbjen e Malit pasi rebelet qe kontrollojnë veriun e tij te jene mposhtur përfundimisht.
Megjithatë ekziston frika se edhe po u zmbrapsen tani, militantet mund te rigrupohen me vone ne malet pranë Kidalit.
Besohet se ne zonat e kontrolluara nga militantet ka edhe disa civile franceze te mbajtur peng, çka e bën situatën edhe me delikate. Sipas ministrit te Jashtëm francez Laurent Fabius, sulmet ajrore kishin për qellim te shkatërronin bazat dhe depot e rebeleve. Nuk mund te rezistojnë për një kohe te gjate nëse nuk kane rezerva te tjera, citohet te këtë thënë ai. Edhe pse trupat franceze morën aeroportin e Kidalit të mërkurën, kryengritësit e grupit tuareg që luftojnë për një Atdhe të vetin në veri të Malit, vazhdojnë ta kenë qytetin në duart e tyre.