E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka zotohet për zero tolerance ndaj krimit

Kreu i Ministrisë së Brendshme, Noka shprehu vlerësime për punën e bëra nga Policia deri më tani, e sidomos për procesin e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian.      
     
Sipas tij, Shqipëria është një ndër vendet e Ballkanit që ka respektuar lëvizjen e lirë dhe kjo falë punës së Policisë së Shtetit, sensibilizimit të qytetarëve etj.
     
"Sot policia numëron arritje në shumë fusha, falë reformave të qeverisë, si dhe bashkëpunimit te saj me  misionet e asistencës policore dhe partnerët ndërkombëtare", tha Noka.
      
Kreu i Ministrisë së Brendshme, në fjalën e tij, shpalli objektivat në punën e dikasterit që drejton dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar luftë me zero tolerancë kundër krimit. Ai shprehu  mbështetjen pa rezerva të Qeverisë për strukturat e Policisë në  përmbushjen e misionit për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, në luftën kundër vjedhjeve e kundër prodhimit e trafikimit të lëndëve narkotike.

                                                                                             2012-07-05 15:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›